Show Biz

U tha se janë ndarë, Fero dhe Arbenita kapen “mat” në aeroport

Reperi Fero dhe e dashura e tij Arbenita Ismajli janë në mesin e çifteve më të komentuar të showbizzit shqiptarë.

Dyshja së fundi u përfolën shumë edhe për një ndarje të mundshme të cilën ata asnëjherë nuk e komentuan, shkruan Indeksonline.

Por, dyshja janë parë në një dalje të rrallë së bashku teksa u fotografua në aeroport në shoqëri të njëri-tjetrit gjë e cila ka shuar zërat për një ndarje mes tyre.

Ndryshe, Fero prej kohësh është zhvendosur në Gjermani ku edhe po vazhdon karrierën muzikore, në anën tjetër Arbenita e angazhuar me karrierën e saj si modele.