Kosova

U raportua për shkarkimin e Donika Gërvallës, flet kryeministri Kurti

Dje disa media kanë raportuar për shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvallës, nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq lidhur me këtë, sot gjatë ditës Kurti është pyetur nga gazetarët nëse ka një vendim të tillë.

Kurti shkurt ka thënë “jo”, duke shuar zërat se Gërvalla do të shkarkohet.

Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë në një bashkëbisedim me poetin Xhevdet Bajraj, në kuadër të Panairit të Librit.

Gërvalla në Qeverinë Kurti 2 mban dy pozita, atë të kryediplomates dhe pozitën e zëvendëskryeministres.

Shkarkimin e Gërvallës, e patën kërkuar vazhdimisht, PDK-ja