Show Biz

U përfol për një lidhje mes tyre, Cara përsëri në përqafim të Ritës

Rita Ora është këngëtarja shqiptare, sukseset e të cilës duket se nuk din të ndalen.

Koncertet e saj lënë gjurmë të mdhaja kudo që ajo performon ngase paraqitjet e saj skenike lënë shumë për tu dëshiruar.

Ajo së fundmi ka bërë shumë koncertet para homoseksualëve, ku edhe nuk ka reshtur së deklaruari se është edhe pro tyre.

Madje Rita ka thënë edhe vet se është biseksuale, ku për të është folur se ka qenë në lidhje me modelen Cara Delevingne.

Edhe pse për Carën është folur se ka nisur në lidhje të re me aktoren e famshme Ashley Benson, ajo prapë është parë në shoqëri të Ritës, ku si duket miqësia apo çfarëdo qoftë që kanë mes tyre ende nuk ka përfunduar.

Rita ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet se modelja Cara ka qenë e pranishme në koncertin e saj në Londër, ku shihen të përqafuara në prapaskenë. /Kosova.info/