Bota

U pa nga 63 milionë amerikanë debati Trump-Biden

Janë rreth 63 milionë shikues që e panë duelin e dytë dhe të fundit televiziv midis rivalëve për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Joe Biden, sipas rezultatit të kompanisë të sondazheve ”Nielsen”.

Debati i dytë dhe i fundit presidencial ishte më i qetë se sa përballja e ashpër e parë midis Donald Trump dhe Joe Biden dhe zbuloi politikat konkurruese të dy kandidatëve, ndërsa përballeshin për herën e tyre të fundit, raporton ATSh. Debati u zhvillua vetëm 11 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe filloi me çështjen kryesore, atë të pandemisë së koronavirusit.