Rajoni

“U ndava nga e dashura, po iki dhe nga kjo jetë”, mesazhi para vetëvrasjes i gardistit për babain

Ariol Mance, 30 vjeç nga Përmeti është gardisti që u gjet i vrarë në ambientin e punës.

Sipas ministrisë së Brendshme ai u gjet i pajetë në ambientet e Gardës rreth orës 23:00.

Dyshohet se gardisti ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Fill pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti i rëndë është kryer ne kushtet e tronditjes psikike.

‘Balkanweb’ zbulon mesazhin që gardisti i Gardës së Republikës, Ariol Mance i ka dërguar babait të tij, pak se të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes.

“U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jetë”, kështu shkruhej në mesazhin që 30-vjeçari nga Përmeti i kishte dërguar babait.