Kosova

U mbajt takimi i grupit punues Kundër Krimit të Organizuar

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues kundër

Krimit të Organizuar. Takimin e hapi koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar,
njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra.
Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër kësaj
dukurie dhe për përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë.

Zëvendësministri Shkodra tha se nuk do të duhej të ketë vakum institucional dhe
inkurajoj institucionet e vendit që të vazhdojnë me përkushtim të shtuar në këtë drejtim.
Në këtë takim u diskutua raporti përmbledhës vjetor K2 dhe K3, si dhe u vendos të
bëhet vlerësimi i Planit të Veprimit të Strategjisë kundër Krimit të Organizuar në muajin
shkurt të vitit 2020.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.