Kuriozitet

U mbajt në kapsulë për 20 vite me radhë, del në shitje BMW 7 series (Foto)

Që nga viti 1998, kjo veturë e vozitur për vetëm 254 kilometra qëndron në kushte të përkyera

Ky është një BMW 7 Series, që i përket gjeneratës së tretë dhe derisa ka modele të njëjta që janë shumë të mirëmbajtura dhe mund të gjenden për shitje, nuk e kanë gjendjen sikur ky model, transmeton Telegrafi.

Makina që doli në shitje në vitin 1998, ka mbetur tërësisht e re në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk ka ndonjë sekret për këtë sukses. Prej se doli nga prodhimi, për më se 20 vjet, kjo BMW ka mbetur në një kapsulë.

Veturën e kishte blerë një grua e moshuar, që e regjistroi makinën që ende i mbanë tabelat gjermane, por për arsye të panjohura e ka vozitur shumë pak.

Shumë shpejtë, makina është transportuar në një punëtori në Poloni, ku u mbajtën në kapsulën ku “ajri qarkullonte në mënyrë të kontrolluar mekanike”.

Në këtë formë, gjendja e makinës është e përkryer, ndërsa nuk ka nevojë të flitet për ndonjë të gërvishtur apo pluhur të mbledhur në këtë makinë, që është vozitur për vetëm 254 kilometra.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur arsyeja, pse kjo BMW 7 Series është mbyllur që të ruhet në këtë formë, por është një gjë e mirë të shihet në këtë gjendje të mahnitshme.

Të interesuarit për këtë makinë që tashmë ka dalë në shitje, i kanë ofruar deri më 50,700 euro, ndërsa deri në mbylljen e ofertës kanë mbetur edhe gjashtë ditë.

Vetëm se nuk do të transportohet diku tjetër, prandaj mbetet në Evropë, nëse blerësi nuk pranon të paguajë për transportin e kësaj makine. /Telegrafi/