Kronika e zezë

U kap për të tretën herë nga policia, i riu shqiptar po e bënte namin me shpërndarje të kokainës

Një i ri shqiptar në Itali u arrestuar me urdhër gjykate pasi akuzohet për trafik droge.

25-vjeçari i identifikuar Ramazan Lamja, kishte nofka si Johnny ose Albano.

Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë shitjen e pothuajse 1.300 dozave të drogës, të cilat do të ishin shitur që nga prilli 2018 deri në qershor për disa të varur nga droga nga zonat e Conero Riviera dhe gjithashtu në Val Musone.

Shitja e kokainës, gjithnjë sipas veprimtarisë hetimore të karabinierëve, u bë veçanërisht në rrethin Scossicci, përgjatë rrugës ose në parqe dhe pranë ambienteve të jetës së natës dhe në të gjitha orët e ditës.

Policia italiane raporton se çmimi i drogës ishte 100 euro për gram. 25-vjeçari ishte arrestuar 6 qershorin e kaluar nga agjentët e stacionit policor të Osimo. Ai u kap në flagrancë duke i dhënë gjysmë gram kokainë një 25-vjeçari nga Castelfidardo

Po ashtu Lamja kishte përfunduar në prangat e policisë edhe tetorin e kaluar./TopChannel

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483