Bota

U infektua me koronavirus disa minuta pas lindjes, shërohet plotësisht foshnja

Një i porsalindur në Londër, që ishte personi më i ri i infektuar me koronavirus është më në fund jashtë rrezikut për jetën dhe po e merr veten.

Nëna e fëmijës u dërgua me urgjencë në spital disa ditë më parë pasi dyshohej për pneumoni por vetëm pas lindjes u mor vesh që ajo ishte pozitive për Covid-19. Foshnja dhe nëna morën kujdes shëndetësor në spitale të ndryshme, fëmija tek North Middlesex ndërsa e ëma në një spital të specializuar për infeksione.

Besohet se fëmija është infektuar pas lindjes nga kollitje apo teshtitje që mund të kenë ndodhur në prani të tij ndërsa testi ju bë disa minuta pasi kishte ardhur në jetë. Ekspertët e shëndetit sugjerojnë se foshnjat e shëndetshme nuk duhet në ndahen nga nënat e infektuara dhe se ato mund të ushqehen edhe më qumësht gjiri.

Gjithashtu, është thënë edhe më herët që nënat shtatzënë edhe fëmijët janë më pak të rrezikuarit nga koronavirusi dhe kanë më shumë shanse që ta kalojnë infeksionin me simptoma të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.