Rajoni

U fut në postë, pagoi faturat dhe duke dalë iu tregoi punonjësve se ishte e infektuar me koronavirus

Një grua e infektuar u fut në një postë në Zagreb dhe pasi pagoi faturat, u tha të pranishmëve se ajo ishte e prekur me pandeminë Covid-19 dhe se pasi të largohet ajo, gjithçka duhet të dezinfektohet.

Zyra postare u mbyll dhe u thirr një epidemiolog. Kreu i Mbrojtjes Civile të Zagrebit të Ri, Valentin Rajkoviq, tha për HRT se gruaja duhet të kishte qenë në izolim.

“Në mëngjes, ajo erdhi të paguante faturat dhe kur i mbaroi, ajo tha se ishte e infektuar me koronavirus dhe se gjithçka duhej të dezinfektohej”, tha Rajkoviq.

Ai gjithashtu tha se atyre u ishin dhënë urdhra që të rendisnin të gjithë personat që ishin në postë në atë moment dhe do të vendoseshin në izolim. Ndryshe , në Kroaci numri i të infektuarve ka arritur në mbi 1 mijë e 200.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483