Show Biz

U fol për ndarje mes Liam dhe Miley, Liam prek me fjalë emocionuese

Liam Hemsworth ka reaguar për herë të parë zyrtarisht pas ndarjes nga bashkëshortja Miley Cyrus.

Ai publikoi një foto të një plazhi mahnitës për të dhënë lajmin e divorcit dhe për të thënë dy-tre fjalë për Mileyn.

Edhe pse fotot e saj duke u puthur me një femër pas ndarjes janë zemërthyese, aktori sërish gjen urimet më të mira për atë që dikur ishte gjysma e tij.

“Përshëndetje të gjithëve!

Thjesht një shënim i vogël për të thënë se unë dhe Miley jemi ndarë së fundi dhe nuk i uroj gjë tjetër asaj veç shëndetit dhe lumturisë.

Kjo është një çështje private dhe unë nuk kamë bërë dhe as do të bëj ndonjë koment për gazetarët ose mediat. Çdo citim që më atribuohet mua është fals. Paqe dhe dashuri!”

Thuhet se martesës i dha fund Miley, megjithatë siç është raportuar nga TMZ, ylli i hitit “wrecking Ball” dëshironte të shkonte në terapi me burrin e saj për të rregulluar marrëdhënien e tyre, por Liam nuk ishte i gatshëm të luftonte për martesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.