SPORT

Tyson po riktheht , ushtron me legjendën e UFC-së

Mike Tyson ka treguar shenja të reja të gatishmërisë për t’u rikthyer në boks, pasi gjatë stërvitjeve me legjendën e UFC-së, Viktor Belfort, është duke në formë të jashtëzakonshme fizike.

Tyson e ka bërë të ditur qëllimin për të garuar në një meç ekzibicioni dhe si pasojë, një numër i lartë i emrave të mëdhenj, përfashirë Evander Holyfield, Shannon Briggs dhe veterani i MMA-së Tito Ortiz, kanë shprehur gatishmëri për të luftuar kundër tij.

Tifozët e boksit kanë mbetur gojëhapur me videot e javëve të fundit të cilat e shfaqin ish-kampionin e botës në formë mbresëlënëse në moshën 53-vjeçare.

Të hënën, Tyson e publikoi një video tjetër gjatë një stërvitjeje me yllin e sapo pensionuar të UFC-së, Henry Cejudo, ku shihet plotësisht i regjur.

Tyson do t’i mbushë 54 vjet në qershor, por pavarësisht moshës ai duket në formë të jashtëzakonshme fizike dhe plotësisht i regjur.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483