SPORT

Tyson Fury sot kërkon të ‘marr hak’ ndaj gjermanit që mposhti boksierin kosovar

Admiruesit e boksit sot kanë rastin të shohin një meç tejet interesant në boks.
Tyson Fury rikthehet në ring për tu përballur me një boksier të pamposhtur deri më tani.

Bëhet fjalë për gjermanin, Tom Schwarz që nga 24 meçe nuk është mposhtur asnjëherë, e i cili së fundi mposhti boksierin shqiptar, Senad Gashin.

Meçi zhvillohet në Las Vegas në Grand MGM.
Ora e saktë e meçit me kohën tonë lokale në Kosovë do të jetë rreth mëngjesit, konkretisht rreth orës 4-5 të mëngjesit.