SPORT

Tyson Fury refuzoi shishen me ujë gjatë konferencës për një arsye vendimtare

Të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë), Tyson Fury e ka arritur një prej fitoreve më të mëdha në karrierën e tij duke e mposhtur Deontay Wilderin me nokaut teknik.

‘Gypsy King’ e dominoi duelin ndaj boksierit amerikan në Las Vegas dhe në këtë mënyrë ia rrëmbeu titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda dhe e ngriti rekordin e tij në 30-0.

Natyrisht që e gjithë vëmendja e gazetarëve, por edhe e publikut ishte tek ai pas triumfit, prandaj duhej të dilte në konferencë për të biseduar.

Dhe derisa po i dëgjonte pyetjet e tyre, njëri nga spektatorët ia dhuroi një shishe me ujë Furyt. Ai fillimisht e mori, por pastaj e pyeti trajnerin Andy Lee se nga erdhi.

Kur ai i tha se ishte nga publiku, 31-vjeçari refuzoi ta pinte, ndërsa tifozët e boksit mendojnë se këtë veprim e ka bërë për faktin se kishte frikë mos kishin futur qëllimisht ndonjë substancë të ndaluar para testit anti-doping që bëhet pas meçit.

Kjo nuk është hera e parë që ai bën një veprim të tillë. Në vitin 2015, kishte vepruar njësoj pas fitores ndaj Wladimir Klitschkos.

“Kam pasur informacion të mirë nga burime të mira që të mos prekja asgjë në zhveshtore, sepse do të tentonin të më drogonin”.

“Shkova në shtëpi i dehidruar duke mos prekur asgjë. Kisha frikë që të mos dilja pozitiv në testin e dopingut dhe të dështoja në test. Nuk doja as të pika apo të haja asgjë”, kishte rrëfyer asokohe për The Mirror.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483