SPORT

Tyson Fury konfirmon se do të përballet me Deontay Wilder më 22 shkurt 2020

Kanë kaluar shtatë muaj qëkur disa adhurues të boksit thoshin se Tyson Fury e kishte merituar fitoren ndaj Deontay Wilderit në përballjen që u zhvillua në Los Angeles.

Britaniku u rrëzua dy herë nga amerikani, por shumëkush, duke i përfshirë edhe mediat britanike, kanë thënë se ‘Gipsy King’ e ka merituar fitoren, mirëpo juria e  gjyqtarëve e vendosi meçin me barazim.

Edhe pse i erdhi shansi menjëherë për rimeç, Fury vendosi që të bënte një pushim, e që më pas u përball me Tom Schwarzin, duke e nokautuar qysh në raundin e dytë.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder do të ketë punë me Luis Ortizin më 28 shtator të këtij viti, gjersa në vitin 2020 do ta ketë përballë ‘Gipsy Kingun’.

Tyson Fury ka konfirmuar se përballja me ‘Bronze Bomber’ do të zhvillohet më 22 shkurt të vitit të ardhshëm, e që nga aty do ta kërkojë rikthimin në majat e boksit.

Boksieri anglez pritet që në tetor të këtij viti të përballet me Jarrell Miller, që ishte fillimisht kundërshtar i Antyhony Joshuas, mirëpo rezultoi pozitiv në testet e antidopingut.

Të dy boksierët do të shpresojnë që t’i mposhtin kundërshtarët e radhës, në mënyrë që të jenë të motivuar për rimeçin mes tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.