Kosova

Tym i madh në Veternik, vetura kaplohet nga zjarri

Një veturë është përfshirë tërësisht nga flakët gjatë ditës së sotme në Veternik të Prishtinës. Si rrjedhojë është krijuar tym i madh, teksa vetura po digjet.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express, ndërsa shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit mbeten akoma të panjohura.

Nuk dihet nëse nga ky incident ka persona të lënduar, Gazeta Express është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga policia.

Më poshtë shihni pamjet nga vendi i ngjarjes: