SPORT

Turqia zgjedh trajnerin e ri, por do të mungojë ndaj Shqipërisë

15 vjet pas shkarkimit të tij nga pankina e kombëtares turke të futbollit, Senjol Gynesh do të rikthehet në drejtimin e përfaqësueses.

Federata Turke e Futbollit arriti një akord për 4 vjet me trajnerin aktual të Beshiktashit dhe ai do të marrë detyrën e re në 1 qershor, kur të përfundojë dhe sezonin me skuadrën e Stambollit.

66-vjeçari që ka një eksperiencë të gjatë në pankinë pritet të drejtojë përfaqësuesen turke në fushatën për të shkuar në finalet e Europianit 2020, si dhe në kualifikueset e Botërorit 2022 që zhvillohet në Katar. Ai pason në këtë post rumunin Mirçea Luçesku, i cili u shkarkua për rezultate negative, mes të cilave zbritja e Turqisë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Gynesh mbahet mend nga tifozët për rezultatin historik në Botërorin e vitit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni, ku Turqia, si asnjëherë më parë, u rendit e treta.

Por, trajneri i ri Senjol Gynesh nuk do të jetë në pankinë me Turqinë në ndeshjen e programuar ndaj Shqipërisë në Shkodër, më 22 mars. Ndaj kuqezinjve skuadra do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm Tajfur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.