Bota

Turqia shpëton 36 azilkërkues në ujërat e Detit Egje

Autoritetet turke i kanë shpëtuar 36 azilkërkues që kërkuan ndihmë në ujërat e Detit Egje, por të cilët ishin kthyer prapa nga roja bregdetare greke.

Këta azilkërkues ndodheshin në dy pajisje për shpëtimin e jetës dhe u shpëtuan nga roja bregdetare greke afër provincës së Izmirit, bënë të ditura disa burime të sigurisë që folën në kushte anonimiteti.

Turqia ka qenë vend transit për azilkërkuesit që synojnë të shkojnë drejt Evropës për të nisur jetë të re, sidomos për ata që kanë ikur nga lufta dhe përndjekjet, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Më herët gjatë këtij viti, Turqia ua ka hapur dyert imigrantëve ilegalë që duan të shkojnë në Evropë, duke e akuzuar BE-në se ka dështuar t’i mbajë premtimet sipas marrëveshjes së vitit 2016.

Në Turqi janë të strehuar 3.7 milionë sirianë, duke e bërë atë shtetin e parë në botë sa i përket numrit të refugjatëve të strehuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.