Kombëtare

Turqia prin e para sa u përket ndihmave në Shqipëri

Tejkalohen pritshmërinë në konferencën e Donatorëve; mblidhet shifra rekord prej 1,15 miliardë eurosh për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Konferenca e Donatorëve, tejkalohen pritshmëritë. Mblidhet shifra rekord prej 1.15 miliardë eurosh për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Olivér Várhelyi deklaroi se, “janë mbledhur gjithsej 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve”.

Pasi përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse njoftuan kontributet e tyre, Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi shumën finale të mbledhur për Shqipërinë.

Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Bashkimi Evropian duke mbledhur së bashku përfaqësues nga shumë shtete, për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve u shpreh se u tejkalua objektivi i Rindërtimit, duke u arritur një shumë prej 1.15 miliardë eurosh.

“Lajm i mirë për popullin e Shqipërisë. Ne kemi tejkaluar objektivin tonë për rindërtimin e dhe arritëm në një total prej 1.15 miliardë eurosh, përfshirë dhe kontributet 400 milionë € në BE”, – u shpreh Von der Leyen.

“Jam e mallëngjyer nga mbështetja. Edhe një herë Evropa qëndron së bashku kur ka më shumë rëndësi”, përfundoi ajo.

“Kjo është përtej imagjinatës më të shfrenuar”, – deklaroi në Bruksel kryeministri Edi Rama, pasi Shqipëria mblodhi në Konferencën e Donatorëve 1.15 miliardë euro për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. 

“Ky është në fakt momenti i vërtetë, që fakti që nuk kam një fjalim me vete tregon shumë për pritshmëritë e mia. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim. Nevoja ishte kaq e madhe dhe po thoshim: nëse arrijmë të 40% të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të vlerës mund të ndihemi se kemi pasur sukses, dhe përtej 50% do të ketë qenë ndonjë magji”.

Në vazhdim, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se “…Nuk di çfarë të them, po më lejoni të jem mistik, se në ç ‘mënyrë tjetër mund të shpjegoj të gjithë këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, Korinthët, ku thuhet: Sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar vuan, të gjithë vuajmë së bashku. Nëse një pjesëtar nderohet, të gjithë gëzohemi së bashku. Unë jam i nderuar, shpresoj fort që ju të gëzoni të gjithë së bashku për mua e Shqipërinë. E ndërsa citoj Biblën, unë udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare, siç edhe Papa Françesku e ka pagëzuar, nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin. E nuk gjej dot shembull më të bukur sesa ky që ndodhi sot për të përdorur këtë citim nga Kurani: Njerëzimi është një komb i vetëm. Faleminderit shumë”, – tha kryeministri, duke iu drejtuar shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar Turqinë dhe disa vende të tjera për ndihmën e dhënë për të rindërtuar zonat e dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i vitit të kaluar.

“…Është e jashtëzakonshme sesi solidariteti u përhap dhe u shpërfaq një për një prej zemrës së Evropës këtu në Bruksel, në një kontribut të jashtëzakonshëm nga BE, Italia, Turqia, Emiratet, Gjermania, etj…” .

Në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, krahas Turqisë morën pjesë shumë vende të tjera, u premtua një ndihmë prej 1.15 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin me 26 nëntor vitin e kaluar.

Në konferencën e zhvilluar me pjesëmarrjen e gjithsej 124 vendeve dhe organizatave, Turqia u përfaqësua nga zëvendësministri i Jashtëm dhe ministri për BE-në Faruk Kaymakcı.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se nëpërmjet Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor (TOKI) në qytetin Laç do të vihet në zbatim një projekt për ndërtimin e 504 banesave për të prekurit e tërmetit, Kaymakcı, transmetoi se ceremonia për fillimin themeleve të projektit në fjalë është parashikuar që të fillojë në fund të muajit shkurt.

Me këtë projekt, i cili pritet të arrijë vlerën 45 milionë euro, Turqia ndodhet në krye të vendeve që kanë premtuar ndihma në sasi të mëdha në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë dhe se Turqia do të bëjë një premtim prej gjithsej 46.3 milionë euro tha në fjalën e tij Kaymakcı.

Ndër të tjera Kaymakcı rikujtoi se krahas ndihmave në terren dhe aktiviteteve për rindërtimin, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ftoi vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Islam që të ndihmojnë Shqipërinë

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483