Bota

Turqia optimiste: Nuk presim valë të dytë të COVID -19

“Ne nuk presim një valë të dytë të coronavirusit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, të mërkurën në një konferencë shtypi në Ankara në lidhje me shpërthimin e coronavirusit në Turqi.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, ai ka shtuar se normalizimi po vazhdon ashtu siç synohet dhe masat paraprake janë jetike.

“Lufta do të vazhdojë derisa të regjistrohet rasti i fundit”, ka thënë ai.

Ministri tha gjithashtu se fluksi i punës i spitaleve në vend po kthehet gjithashtu në normalitet.

“Institucionet tona shëndetësore po kthehen në rrjedhën e tyre normale të punës, si pjesë e normalizimit të Turqisë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit”, ka shtuar ai.

Ministri Koca ndau edhe shifrat e përditshme.

“867 njerëz nga 52305 dolën sot pozitivë me coronavirus ndërsa 24 humbën jetën; numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka tejkaluar 130,000”, ka thënë më tej ai.