Rajoni

Turqia merr lëvdata të mëdha nga presidenti i Serbisë, ai po e konsideron si njërën nga fuqitë në botë

Foto e Ilustruar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të enjten udhëtoi për vizitë në Turqi, gjatë së cilës në Stamboll do të ketë drekë pune me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratën për mediat serbe, Vuçiq tha se është shumë me rëndësi për Serbinë që të ketë komunikim të shkëlqyeshëm me Turqinë, e cila sipas tij, është një nga fuqitë më të rëndësishme në botë.

“Është shumë me rëndësi për Serbinë që të ketë komunikim të mirë, të shkëlqyeshëm me Turqinë. Turqia është një nga fuqitë më të rëndësishme rajonale në mbarë botën dhe një nga fuqitë më të rëndësishme në botë në përgjithësi. Potenciali i tyre demografik, ekonomik, kulturor dhe çdo potencial tjetër është i madh. Është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mirë me ta. Ata janë afër Serbisë, kanë ndikim të madh në rajonin tonë dhe ne përpiqemi të ruajmë marrëdhëniet më të mira miqësore të cilat do t’i avancojmë në të ardhmen”, theksoi Vuçiç.

Ai shtoi se mendon se Turqia është e interesuar në disa tema ndërsa është e rëndësishme për Serbinë të përpiqet të ruajë marrëdhëniet më të mira me “miqtë tanë”.

“Është e rëndësishme që ne t’i zgjidhim gjërat përmes dialogut ndërsa presidenti turk Erdogan gjithmonë ka dashur të dëgjojë palën serbe”, tha Vuçiq. Para udhëtimit të tij në Stamboll, presidenti serb theksoi se ai “As nuk ka pse të thotë se sa të rëndësishme janë bisedimet me presidentin turk”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.