Kombëtare

Turqia kërkon që brenda janarit t’i ndahet trualli për ndërtimin e 500 banesave pas tërmetit në Shqipëri

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tregoi që ndërtimi i banesave në zonën e Laçit është një porosi e Presidentit Erdogan ndërsa kërkoi nga qeveria që brenda janarit t’i dorëzojë truallin për të nisur ndërtimin.

“Ne duam të ndihmojnë vëllezërit shqiptarë që ta kalojnë sa më shpejt këtë situatë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Shpresojmë që brenda janarit të na dorëzohet trualli për ndërtimin e 500 njësive të reja të banimit. Kompleksi i banesave do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve dhe traditës shqiptare dhe me të gjitha infrastrukturën e nevojshme për shërbimet publike ndaj komunitetit”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënvizoi se ndërtimi i banesave të reja në Laç do t’i japë fund edhe përmbytjeve në zonën e Laçit, pasi përveç ndërtimit të banesave do të ketë edhe punime në infrastrukturë publike.

Ndërtimi i 500 njësi të reja banimi në zonën e Laçit, e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit pritet të përfundojë brenda korrikut të këtij viti.