Bota

Turqia kap një gylenist në Ukrainë

Yusuf Inan, shtetas turk, është arrestuar nga agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turk [MIT] në Ukrainë dhe është transportuar menjëherë drejt Turqisë me dyshimin se ka lidhje me lëvizjen e Gulenit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e ka identifikuar Inanin si ekspert të rrjeteve sociale, që kishte ikur në Ukrainë pas tentim grushtshtetit më 15 korrik të vitit 2016.

AA raporton se Inan tentoi të diskretidonte disa figura politike dhe zyrtarë shtetërorë përmes disa aksioneve nëpër rrjete sociale.

Inteligjenca turke në mars arrestoi në Kosovë gjashtë anëtarë të dyshuar të lëvizjes së Gulenit në Kosovë. Ata u ekstraduan për në Turqi brenda ditës.

Agjentët e MIT-it deri më tani kanë kapur 80 shtetas turq nëpër 18 shtete.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.