Bota

Turqia do t’i evakuojë shtetasit nga epiqendra e virusit në Kinë

Ambasadori i Turqisë në Kinë, Abdulkadir Önen, tha se 32 qytetarë turq dhe familjet e tyre do të evakuohen nga qyteti kinez, Wuhan, ku janë regjistruar më së shumti raste të koronavirusit.

“Ne jemi në kontakt me të gjithë qytetarët tanë. Do t’i kthejmë në atdhe sa më shpejt që është e mundur me aeroplanë mjekësorë apo të ngjashëm. Do të ekzistojnë kushte të caktuara të karantinës, kur ata të kthehen në Turqi”, tha ambasadori.

Qeveria turke ka thënë se në Turqi ende nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me këtë virus dhe se autoritetet janë duke përdorur kamera për matjen e temperaturës së udhëtarëve nëpër aeroporte për t’i zbuluar rastet e mundshme, shkruan “Reuters”.

Ndryshe, numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kinë tashmë e ka kaluar shifrën e të infektuarve nga virusi SARS, kur në vitet 2002 dhe 2003 ishin regjistruar 5327 raste dhe 800 persona kishin vdekur.

Ekspertët besojnë se koronavirusi nuk është aq vdekjeprurës sa virusi SARS, por virusi i ri ka ngjallur alarm për shkak të përhapjes së shpejtë dhe mungesës së njohurive për të.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483