KULTURË

“Turp t’ju vijë!” – u thotë Hanks atyre që nuk vënë maska

“Turp t’ju vije”! Tom Hanks nuk gjen arsyetim për ata që refuzojnë të vënë maskë apo të praktikojnë distancën sociale gjatë krizës së COVID-19

Ai ishte një ndër emrat e parë që ishte testuar pozitiv me koronavirus.

Të martën, Tom Hanks ka thënë pak fjalë për ata që refuzojnë të vënë maska apo të mos e praktikojnë distancën sociale, si dy masa që parandalojnë shpërndarjen e COVID-19.

“Janë vetëm tri gjëra që duhet ti bëni çdo ditë që të nesërmen të zgjoheni të shëndoshë: të vëni maskë, të mbani distancë sociale dhe të lani duart”, ka thënë aktori i kategorisë A në Hollywood për revistën People.

“Këto gjëra janë aq të thjesht, aq të lehta, nëse dikush e ka të vështirë ti praktikojë këto tri gjëra të thjesht – unë mund të ju them ‘turp ju qoftë”.

Hanks (63) ishte duke folur virtualisht për shtypin pasi që ka filluar një turne të ri për filmin “Greyhound”, i cili do të jepet premier në Apple TV+ më 10 korrik.

Ai dhe gruaja e tij Rita Wilson e kishin kontraktuar virusisa derisa ishin në Australi ku Hanks po xhironte filmin biografik për Elvis Presley nga Baz Lurhmann.

Çifti ishte hospitalizuar për disa ditë dhe mandej ishin karantinuar për t’u shëruar më vonë nga koronavirusi. /GazetaExpress/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483