SPORT

Turneu “Burim Hatipi” organizohet më 20 maj

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (ShGSK), më 20 maj 2021, nga ora 11:00 e organizon edhe sivjet turneun dedikuar ish-futbollistit dhe gazetarit sportiv Burim Hatipi.

Shkaku i pandemisë, sivjet ky turne do të organizohet me vetëm 4 ekipe dhe 4 ndeshje (2 gjysmëfinale, ndeshja për vend të tretë dhe finalja).

Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Ekipet pjesëmarrëse do të jenë:

– Gazetarët nga Kosova

– Gazetarët nga Shqipëria

– FC Prishtina (veteranët)

– KOK & FEFS.

Nga ora 09:00 do të bëhen homazhe te varri i të ndjerit, ndërsa nga ora 11:00 do të fillojë turneu.

Në orën 15:30, organizohet tryeza e rrumbullakët me temën “Gazetaria sportive dhe sfidat gjatë Covid19”. /Kosova.info/