KULTURË

Turne teatror nëpër Kosovë

Me moton “Teatri Kombëtar ËSHTË i Kosovës” , nisë projekti më i ri i institucionit më të lartë teatror të vendit.

 Në fillim të marsit, katër shfaqje të këtij institucioni do të jepen në Gjilan, Ferizaj, Prizren e Gjakovë. Por ky turne nuk do të përfundojë me kaq. Tirana, po ashtu, do të jetë nikoqire e TKK-së për një javë.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit artistik të TKK-së, aktori Adrian Morina, ka njoftuar se në bazë të politikave të miratuara nga Këshilli Drejtues dhe menaxhmenti i TKK-së, për një prezantim të shfaqjeve nëpër komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës është përcaktuar nën moton “Teatri Kombëtar ËSHTË i Kosovës”

“Në perspektivë, synojmë që çdo muaj të prezantojmë nëpër komuna të ndryshme shfaqje nga repertori i TKK-së, duke qenë të bindur se Teatri Kombëtar i Kosovës nuk është vetëm për banorë të kryeqytetit, por është i krejt Kosovës”, shkruhet në njoftimin e Morinës. Në Ferizaj në mars do të jepet “Shfaqja e fundit e Marije Gjonit”, bazuar në dramën e Veton Surroit, nën regji të András Urbán. Prizrenasit një ditë më pas presin shfaqjen “Sfinga e gjallë”, bazuar në veprën e Rexhep Qosjes, me regji të Blerta Nezirajt. Në Gjakovë TKK-ja do të shkojë më 4 mars me “Karnavalet e Korçës”, me tekst të Spiro Çomoras, nën regji të Altin Bashës. Kurse një ditë më pas Gjilani do të jetë nikoqir i shfaqjes “Sfinga e gjallë”./Koha.net