Tre shkaktarët e mundshëm të tragjedisë në ndeshjen e futbollit në Indonezi

Autoritetet indoneziane do të hetojnë shkaktarët e asaj që ndodhi në një ndeshje futbolli.
Gjatë ditës së sotme u raportua se të paktën 174 persona kanë vdekur dhe më shumë se 180 janë lënduar në ndeshjen futbolli në mes Arema – Persebay Surabay, në Indonezi.

Sipas autoriteteve në Indonezi krejt kjo situatë ka tre shkaktarë:

E para, fajëson për tragjedi veprimin e policisë, e cila shpërtheu në fushë duke përdorur shkopinj dhe gaz lotsjellës.

E dyta, mbipopullim i stadiumit. Kishte vend për 38,000 njerëz dhe ishin më shumë se 42,000.

E treta, te mangësitë në siguri. Këto gabime në protokoll vonuan mbërritjen e ndihmës mjekësore.

E gjithë kjo tani është nën hetim nga autoritetet kompetente.

Për momentin, bilanci është 174 të vdekur dhe 180 të plagosur në atë që është tragjedia më e rëndë në botën e sportit në 50 vitet e fundit, e tejkaluar vetëm nga 384 vdekjet në vitin 1964 në një ndeshje mes Perusë dhe Argjentinës të luajtur në Lima.

Go to TOP