Rajoni

Trupat e viktimave të enjten do t’u dorëzohen familjeve të tyre

Trupat e 45 viktimave në aksidentin tragjik të autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari do të transportohen të enjten në Maqedoni. Ky informacion është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Pas bisedës me prokurorin bullgar nga Sofja, përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit, Sarafov, dua të informoj opinionin se është marrë vendim për transferimin e trupave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik të enjten, 2 dhjetor.

Qeveria e R. Bullgarisë pranoi kërkesën tonë që transferimi nga Sofja në Shkup të bëhet me avion të Republikën së Bullgarisë, ndërsa nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, përmes një protokolli të organizuar shtetëror, eshtrat do t’u dorëzohen familjeve në shtëpitë e tyre.

Mbetem në komunikim të ngushtë me familjarët për detajet e tjera, ndërsa opinioni do të njoftohet me kohë”, thonë nga MPJ.

Në aksidentin tragjik me autobus në Bullgari jetën humbën 45 persona, ndërsa 7 u lënduan.

Shfaq më shumë