Bota

Trump Iranit: Mos i vrisni protestuesit tuaj, ShBA po ju vëzhgon

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, lëshoi një paralajmërim të rreptë të dielën për Iranin ndërsa udhëheqësit në Teheran u bashkuan me protestuesit që dolën në rrugë pasi qeveria pranoi të ka rrëzuar aksidentalisht avionin e pasagjerëve ukrainas.

“Për udhëheqësit e Iranit – MOS I VRITNI PROTESTUESIT TUAJ”, ka shkruar Donald Trump në Twetter. “Mijëra tashmë janë vrarë ose burgosur nga ju, dhe Bota po vëzhgon. Më e rëndësishmja, ShBA po shikon”.

“Kthejeni përsëri internetin dhe lini reporterët të lirë! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj iranian”, tha Trump.

Protesta të shumta antiqeveritare shpërthyen në universitetet në të gjithë Iranin të shtunën me studentë që kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Protestat vijnë ndërsa tensionet Irani-ShBA mbeten të larta, me Trump që akuzon Iranin për planifikimin e sulmeve ndaj katër ambasadave amerikane, dhe kjo ishte arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vranë gjeneralin iranian Qaseem Soleimani.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.