Bota

Trumpi i vë bllokadë “librit të sekreteve” të Boltonit

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur procedurat gjyqësore ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, për t’ia pamundësuar publikimin e librit që ka të bëjë me punën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ankesës së Departamentit të Drejtësisë, libri përmban shumë informacione sekrete.

Vendimi për të nisur procedurat gjyqësore ndaj Boltonit u mor një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ish-këshilltari mund të përballet me ligjin në rast se e publikon librin.

Libri “The Room Where It Happened” është paraparë që të publikohet më 23 qershor. Por, kundërshtimin e tij Trumpi e ka arsyetuar me pretendimin se çdo bisedë me presidentin është sekrete.

Ai ka thënë se në rast të publikimit, Boltoni do të shkelte ligjin.

Mirëpo, shumë analistë kanë deklaruar se tentimet e Trumpit për bllokimin e librit do të jenë të kota.

Në muajin janar, Shtëpia e Bardhë kishte bërë të ditur se libri përmban hollësi shumë sekrete që duhet të hiqen, mirëpo këtë gjë e ka kundërshtuar Boltoni.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.