Bota

Trumpi i shkruan Erdoganit: Mos bëj të fortin, mos u bëj budalla

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i ka dërguar një letër atij turk, Recep Tayyip Erdogan, se nëse sulmet në Siri nuk zgjidhen në mënyrë njerëzore, do ta shkatërrojë ekonominë turke.

Trumpi, siç raporton The Guardian, e ka kërcënuar homologun e tij turk me fjalë si “Mos u bëj budalla”.

Gazetarja amerikane e Fox Bussines, Trish Regan, ka publikuar letrën e Trumpit që ia ka dërguar presidentit turk Erdogan. Në këtë letër, presidenti amerikan i kërkon Erdoganit të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trumpi në letrën e shkruar më 9 Tetor.

Trumpi i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqësore me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trumpi presidentit turk ndër të tjera, duke shtuar “Do t’ju thërras më vonë”./koha/.

Trish Regan@trish_regan

EXCLUSIVE: I have obtained a copy of ⁦@realDonaldTrump⁩’s letter to #Erdogan. ⁦@POTUS⁩ warns him to not “be a tough guy! Don’t be a fool!” Says he could destroy Turkey’s economy if #Syria is not resolved in a humane way. Details tonight at 8pm #TrishRegan #FoxBusiness

View image on Twitter

20.7K9:58 PM – Oct 16, 2019Twitter Ads info and privacy19.3K people are talking about this