Bota

Trump urdhëron General Motors të prodhojë ventilatorë për pacientë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e urdhëroi fabrikën e makinave General Motors (GM) të prodhojë ventilatorë për pacientët me koronavirus.

Trump e aktivizoi Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes – nga epoka e Luftës Koreane – i cili i lejon presidentit t’i detyrojë kompanitë të bëjnë produkte për mbrojtjen kombëtare.

Trump tha se “GM ka shpenzuar kohë” dhe se duhen veprime për të shpëtuar jetën e amerikanëve.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 104,000 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus – më së shumti në botë.

Me afro 1,700 viktima, SHBA-ja është ende shumë larg Italisë dhe Kinës.