Bota

Trump trondit aleancën me Korenë e Jugut, u kërkon të paguajnë 400% më shumë për qëndrimin e ushtarëve amerikanë

Donald Trump ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Korenë e Jugut, një prej aleatëve kyç të tij në Azi.

Presidenti amerikan, nga sa raporton CNN, I kërkon Seulit që të paguajë 400% më shumë para në 2020-tën për të mbuluar kostot e mbajtjes së ushtarëve amerikane në gadishull, një pretendim ky që ngrihet në kohën kur Koreja e Veriut ka nisur sërish kërcënimet, transmeton Shqip.

Gjigandi mediatik amerikan thotë se kjo rritje stratosferike e çmimit ka shqetësuar zyrtarë të Pentagonit, dhe ligjvënës republikanë e demokratë bashkë. Ajo ka zemëruar e nervozuar gjithashtu Seulin, ku liderët koreano-jugorë kanë nisur të vënë në pikëpyetje angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së tyre. Pyetja që shtrojnë një pjesë e politikave në zë në Korenë e Jugut tani është: a do t`i tërheqë Amerika trupat nëse Koreja e Jugut nuk paguan shumën e kërkuar prej saj?

Në SHBA, ndihmësit e kongresit dhe ekspertë thonë se kërkesa e presidentit për 4,7 miliardë dollarë doli nga hiçi, duke i detyruar zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes të gjejnë mënyra për të justifikuar numrin me një grumbull tarifash të reja që mund të përfshijnë detyrimin e Seulit për të paguar një pjesë të kostove të personelit amerikan të stacionuar na gadishull, si dhe ato të trupave dhe pajisjeve në rotacion.

Koreja e veriut ka kërcënuar sakaq të përshpejtojë zhvillimin e armëve të saj, duke e thelluar edhe më shumë ankthin e Seulit. Të enjten, Peniani i dënoi sërish stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut, duke thënë se është “zemëruar” nga ky fakt, e duke kërcënuar se do të kundërpërgjigjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.