Bota

Trump thotë se kufizimet do të hiqen pasi “vendi të jetë i shëndetshëm”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ai e ka një datë në mendje se kur do të mund të hiqen kufizimet, mirëpo këtë do ta bëjë pasi “vendi të jetë i shëndetshëm”.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke mbyllur biznese dhe qytetarëve iu është bërë thirrje të mos dalin nga shtëpitë.

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se numri i rasteve të reja të koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është duke u rrafshuar.

Të premten numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara arriti në 18.100.

“Ne jemi në gjendje të shkëlqyeshme në çdo mënyrë. Ne jemi në gjendje të shkëlqyeshme me ventilatorët, jemi në formë të shkëlqyeshme me veshje mbrojtëse”, tha Trump.

Shfaq më shumë
//nessainy.net/4/3473483