Kosova

Trump përmes Grenell kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes të dërguarit special Richard Grenell, i cili së fundmi u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Kështu shkruan gazeta serbe “Blic” duke iu referuar burimeve, transmeton Klan Kosova.

“Ishte një bisedë shumë e vështirë. Grenell fjalë për fjalë e përcaktoi kushtin – Serbia duhet ta njohë Kosovën”.

“Ai gjithashtu tha se Amerika do të ndikojë në Bashkimin Evropian për të rritur presionin mbi Beogradin zyrtar”, i tha ky burim të përditshmes serbe, transmeton Klan Kosova.

Gjatë takimit që pati së fundmi me emisarin amerikan, edhe Vuçiq e kishte pranuar se takimi nuk kishte qenë aspak i lehtë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.