Bota

Trump: Përhapja e koronavirusit mund të zgjasë

Përhapja e koronavirusit mund të vazhdojë deri në muajin korrik apo gusht – mbase më shumë – tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Banorët e ShBA-së këshillohen të shmangin baret, restorantet dhe hapësirat publike, si dhe udhëtimet e panevojshme”, tha presidenti amerikan.

Por zoti Trump tha që nuk kishte plane aktuale për një karantinë mbarëkombëtare – duke sugjeruar që njerëzit në SHBA tashmë janë duke u izoluar.