Bota

Trump: Pas vrasjes së miliarderit Epstein, qëndrojnë Bill dhe Hillary Clinton

Presidenti Donald Trump promovoi të shtunën një teori konspirative që lidh familjen Klinton me vdekjen e multimilionerit të akuzuar për trafik femrash, Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur dy ditë më parë në burg, pasi kreu vetëvrasje.

Trump shpërndau në twitterin e tij një video nga komediani konservator Terrence Williams, i cili pretendon pa prova se ish-Presidenti Bill Klinton dhe ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton – rivalja e zgjedhjeve presidenciale të Trumpit 2016 – ishin përgjegjës për vdekjen e Epsteinit.

Byroja Federale e Burgjeve dhe Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr tha se Epstein vdiq në një “vetëvrasje të dukshme” ndërsa ishte në paraburgim federal.

Si rezultat i ripublikimit nga Trump, video mori më shumë se 3 milion shikime në Tëitter deri në mëngjes të Dielën – më shumë sesa videot më të fundit të Ëilliams. Të dy Trump dhe Bill Klinton ishin miq me Epsteinin në dekadat e mëparshme, por Trump e shfrytëzoi teorinë konsipirative për të sulmuar Klintonët

Angel Ureña, një zëdhënës i ish-presidentit, e quajti teorinë e komplotit “qesharake, dhe natyrisht jo e vërtetë”.

“Dhe Donald Trump e di atë,” shkroi Ureña twetter. CNN gjithashtu i është drejtuar një zëdhënëseje për Hillary Clinton.

Ligjvënësit dhe zyrtarët e qeverisë kanë bërë thirrje për hetimet mbi vdekjen e Epsteinit, por asnjëri nuk shkon aq larg sa Trump, i cili akuzon se pas vdekjes qëndrojnë rivalët politik.

Trump nuk ishte zyrtari i vetëm në administratën e tij që promovoi teorinë e komplotit Epstein-Clintons. Lynne Patton, një zyrtare e lartë në Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe një ndihmëse dhe mike familjes së Trump, gjithashtu i dha zë teorisë së komplotit në llogarinë e saj në Instagram më herët gjatë ditës.

Këshilltarja e vjetër e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conëay u shfaq në Fox Neës të Dielën duke mbrojtur Presidentin. “Unë mendoj se Presidenti thjesht dëshiron që gjithçka të hetohet”, tha Conway kur u pyet në lidhje me retorikën e diskutueshme të Trump.

Para se të kandidonte për President, Trump promovoi teorinë e komplotit që Presidenti Barack Obama ka lindur në Kenia – dhe jo Shtetet e Bashkuara – madje e bëri edhe pasi Obama nxorri ​​një certifikatë lindjeje që tregon se ai kishte lindur në SH.B.A.

66-vjeçari ishte i njohur për miqësinë me. Presidenti Donald Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe princi i Mbretërisë së Bashkuar, Andrew, të gjithë kishin lidhje me të. Shumë thashetheme janë përqendruar tek ajo që mund të dinin politikanët për krimet e supozuara të Epstein, dhe nëse disa prej tyre mund ta kenë dashur të vdekur. Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se ky është rasti. Megjithatë në rrjet po qarkullon hashtagu “Vrasja e Epstein”./”Shqip”, marrë nga CNN