Bota

Trump ndërpret befasisht intervistën 60 minutëshe në CBC News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërprerë intervistën për “60 Minutes” në CBS News të martën dhe nuk është paraqitur për një xhirim me zëvendëspresidentin Mike Pence, raporton agjencia CNN duke cituar burime që ishin dëshmitar të ngjarjes.

Pasi kamerat ishin vendosur në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trump u ul me moderatoren Lesley Stahl për 45 minuta të martën, para se të ndërpriste intervistën dhe i tha rrjetit se beson se ka mjaftueshëm material për të përdorur.

Trump ndërpreu intervistën, pasi ishte i frustruar me pyetjet e Stahlit, ka thënë një burim. Një tjetër ka thënë se shumica e pyetjeve ishin të përqendruara rreth koronavirusit.

Presidenti Trump më vonë ka akuzuar Stahlin se nuk ka mbajtur maskë dhe ka postuar një foto të saj pa maskë në Shtëpinë e Bardhë.

Një person familjar me situatën ka thënë për CNN se imazhi tregon Stahlin me stafin realizues menjëherë pasi Trump ndërpreu intervistën. Stahl nuk kishte vendosur ende maskën. Ajo kishte pasur maskën kur u fut brenda në Shtëpinë e Bardhë dhe pak para se të fillonte interviste. Por është thënë nga CBS News e hoqi maskën gjatë intervistës pasi mbahej distanca.

Trump në Twitter ka thënë se po mendon ta postojë intervistën para se ajo të dalë në televizion, duke kritikuar rrjetin televiziv.