Bota

Trump lavdërohet për punët që i ka bërë gjatë mandatit të tij

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë përpara arritjet ekonomike të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqësinë e tij, gjatë fjalimit të tretë drejtuar kombit, teksa ka thënë se do të qëndrojnë mbrapa përfitimeve shoqërore dhe të atyre për kujdes shëndetësor, nëse fiton një tjetër mandat katërvjeçar.

Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 me sloganin “Bëni Amerikën të mrekullueshme sërish”, ka deklaruar në Kongres se ka arritur atë, që ai e cilësuar si “kthim të kombit” nën udhëheqësinë e tij.

“Vendet e punës janë shtuar, të hyrat janë rritur, varfëria ka rënë, krimi ka rënë, vetëbesimi është rritur dhe shteti ynë është jashtëzakonisht i respektuar sërish”, ka thënë ai, para se të prezantonte statistikat për paga, vende të punës dhe tregje të aksioneve.

Trump ka thënë se ka realizuar premtimin e tij gjatë fushatës për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë, duke pretenduar se ai pakt ka ndikuar në mbylljen e vendeve të punës, andaj Trump ka nënshkruar një marrëveshje të re me Kanadanë dhe Meksikën, një javë më parë.

“Marrëveshja e parë e madhe tregtare në shumë vjet”, ka thënë Trump duke pretenduar se ajo do të ndikojë në hapjen e 100,000 vendeve të reja të punës.

Trump ka diskutuar për ekonominë në 20 minutat e parë të fjalimit të tij para se të niste diskutimin për kujdes shëndetësor dhe imigrim ilegal, dy çështjet tjera kyçe të fjalimit të tij.

Gjyqi kundër Trumpit

Fjalimi i presidentit amerikan këtë vit ka ndodhur në kohën e zhvillimit të gjyqit kundër Trumpit, i cili ka ndarë si Kongresin, ashtu edhe kombin.

Dhoma e Përfaqësuesve, e drejtuar nga demokratët ka miratuar dy akuzat kundër Trumpit, në dhjetor të vitit të kaluar.

Mirëpo Senati i kontrolluar nga republikanët, pritet ta shfajësojë atë më 5 shkurt.

Trump akuzohet për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, pasi dyshohet se ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në këmbim të hetimeve për rivalin e tij politik, Joe Biden.

Prandaj, tensioni mes dy partive, është ndjerë edhe më shumë gjatë fjalimit të Trumpit.

Teksa i ka dhënë një kopje të fjalimit kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, që ka qenë e ulur mbrapa presidentit, është parë duke i zgjatur dorën Trumpit, mirëpo ai e ka injoruar atë.


Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ia zgjat dorën presidentit Trump, por presidenti e ka injoruar atë.

Pas fjalimit, Pelosi është parë duke shqyer fjalimin e presidentit.

Pelosi ka qenë në krye të nisjes së procedurave për gjyqin kundër Trumpit, andaj është raportuar se të dy zyrtarët nuk kanë biseduar nga muaji tetor.

Gjatë fjalimit të tij, Trump nuk ka komentuar gjyqin kundër tij.

Demokratët kanë qenë dyshues ndaj shifrave që kanë përmendur Trump, derisa republikanët janë dëgjuar duke brohoritur “katër vjet të tjera”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.