EKONOMI

Trump: Ekonomia do ristartojë për Pashkë, duhet të kthehemi në punë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai do që ekonomia e vendit të ristartojë për Pashkë. Ai i bëri komentet gjatë një bisede për Fox News.

Duke folur së bashku me të tjerë nga task-forca për koronavirusin, Trump tha se do donte që vendi të hapej pikërisht për Pashkë, të cilat sivjet festohen më 12 prill.

Trump argumentoi se ai nuk do që vendi të mbyllet dhe se është i shqetësuar për pasojat ekonomike.

“Ne humbasim mijëra e mijëra njerëz nga gripi, por ne nuk e mbyllim vendin,” tha Trump.

“Ne humbasim më shumë se kaq nga aksidentet automobilistike, por nuk e ndërpresim punën e kompanive të makinave. Ne duhet të kthehemi në punë”, tha Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published.