Bota

Trump e vë në pyetje inteligjencën e Lebron James

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar basketbollistin e famshëm Lebron James i cili cilësohet “mbret i basketbollit”.

Trump në një postim në rrjetin social Twitter ka kritikuar personalitetin e televizionit Don Lemon duke e quajtur “njeriu më i paditur në televizion” dhe shtoi se Lemon ka bërë “Lebronin të duket i mençur, gjë që nuk është e lehtë”.

Trump përfundoi postimin me deklarimin “Unë e pëlqej Mike”, që i dedikohej legjendës së NBA, Michael Jordan, në krahasim me Lebron James.

Trump kishe kritikuar vazhdimisht NFL, për mosdënimin e lojtarëve që gjunjëzohen gjatë himnit të flamurit në formë proteste.

“Sporti nuk është diçka që na ndan, por që na bashkon”, tha James në një intervistë.