SPORT

Trump do t’i ftojë Furyn e Wilderin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se me gjasë do t’i ftojë Tyson Furyn e Deontay Wilderin në Shtëpinë e Bardhë pas meçit në Las Vegas të shtunën mbrëma.

“Dy luftëtarë të mëdhenj. Ishte shumë emocionale. Ndoshta mund t’i sjellim të dy në Shtëpi të Bardhë – nuk e di – pasi ishte vërtetë meç i mirë. Mendoj se do ta bëjmë këtë”, i ka thënë Trump gazetarëve, para se të nisej për në Indi.

Fury fitoi me ndërprerje në raundin e shtatë ndaj Wilderit, në duelin për titull bote në peshën e rëndë në boks, në versionin WBC.