Bota

Trump dhe Pence në të njëjtën kohë do të jenë jashtë ShBA-së

Shtetet e Bashkuara do të përballen me një situatë jo të zakonshme pasi presidenti, Donald Trump, sikurse zëvëndëspresidenti Mike Pence, në të njëjtën kohë, do të jenë jashtë vendit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të udhëtojë me 25 shkurt në Vietnam për një samit me udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Ndërkohë edhe zëvëndëspresidenti, Mike Pence, në të njëjtën ditë do të jetë në Kolumbi për një vizitë një ditore emergjente lidhur me krizën në Venezuelë.

Presidenti dhe zëvëndëspresidenti amerikan edhe më parë kanë qëndruar jashtë vendit në të njëjtën kohë. Kjo ka ndodhur gjatë vitit 2018, kur presidenti Trump udhëtoi në Argjentinë për një samit të 20 vendeve më të zhvilluara ndërkaq zëvëndëspresidenti Pence qëndroi në Meksikë në inaugurimin e presidentit, Andres Manuel Lopez Obrador.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.