Kosova

Tri vite më parë u rrënua muri te ura e Ibrit në Mitrovicë

Strukturat paralele në veriun e Mitrovicës kishin ndërtuar një mur pranë urës së Ibrit, për të pamundësuar lidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy pjesët e Mitrovicës.

Tri vite më parë, dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë rrënimit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë dhe ishte paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun, gjë që nuk ka ndodhur edhe pas tri viteve.

E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

Ajo atëherë falënderoi edhe partnerët ndërkombëtarë, me theks të veçantë ata amerikanë, për gatishmërinë ndaj shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm.