Kombëtare

Tri vite, 5 viktima/ Vrasja që nisi serialin e ekzekutimeve në Rrëshen

Një tjetër ekzekutim tronditi qytetin e vogël të Rrëshenit një ditë më parë. Kastriot Reçi, 47 vjeç, u qëllua me një plumb në zemër nga një snajper.

Vrasja tipike mafioze është më e fundit e një seriali ekzekutimesh.

Në tri vite janë pesë të ekzekutuar për hakmarrje dhe larje hesapesh. Viktimat janë Sajmir Jaku, Gaspër Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini e së fundmi Kastriot Reçi.

Vrasjet janë kryer jo vetëm në Rrëshen, por edhe në Itali e Belgjikë.

Por cila ishte vrasja e parë që provokoi këtë zinxhir krimesh?

Më 9 shtator të vitit 2016 u ekzekutua Sajmir Jaku, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHEE për Veriun.

Ai u qëllua me kallashnikov teksa po pinte kafe në një prej lokaleve më të populluara në qytetin e Rrëshenit. Autorët u larguan me një makinë Mercedes, të cilës i vunë flakën.

Edhe pse prokuroria dhe policia u angazhuan për hetimet, deri më tani asgjë nuk ka dalë në dritë. Ajo që dihet është vetëm se Jaku u vra nga dy persona.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.