Rajoni

Tri vende të rajonit pa asnjë rast të ri të COVID -19

Në tri vende të rajonit nuk është paraqitur asnjë rast i ri me COVID -19, është bërë e ditur të shtunën.

Në Mal të Zi janë bërë 47 teste, ndërsa nuk është zbuluar asnjë rast me COVID-19. Sipas gazetës Vijesti në Mal të Zi aktualisht është vetëm një i sëmurë me COVID -19. Në Mal të Zi janë raportuar gjithsej 324 raste, ndërsa 314 janë të shëruar.

Raste të reja nuk janë paraqitur as në Kroaci, ndërsa janë bërë 953 testime në 24 orët e fundit. Në respirator vazhdojnë të mbesin gjashtë pacientë. Në Kroaci nga COVID-19 janë prekur 2243 persona. 99 persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID -19.

Në Slloveni janë testuar 677 persona në 24 orët e fundit, ndërsa po ashtu nuk është regjistruar asnjë rast. Në Slloveni është vazhduar trendi pozitiv i dy javëve të fundit. Janë raportuar 105 të vdekur në Slloveni deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.