SHËNDETËSIA

Tri rastet e dyshuara në Kosovë nuk janë me koronavirus

Të tria rastet, të cilat ishin paraqitur në QKUK të martën si të dyshuara, është konfirmuar se nuk janë me koronavirus.

Përmes një komunikate, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se testet kanë rezultuar negative.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B”, shkruan në komunikatë.

Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia, ishin raportuar si raste të dyshimta paraditen e së martës.