Kosova

Tri raste të dyshimta me koronavirus, po trajtohen në ShSKUK

Tri rastet janë duke u trajtuar në ShSKUK, ndërsa ende nuk dihet nëse janë të prekur apo jo.

Në Klinikën Infektive të ShSKUK-së, janë duke u trajtuar edhe tri raste të reja të dyshuar që janë prekur me Coronavirus.

Në mesin e personave që po trajtohen është edhe një person me origjinë nga Kina i cili ka ardhur në Kosovë në fillim të muajit shkurt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i ShSKUK-së, Shpend Fazliu.

“Personat që po trajtohen janë një femër 27 vjeçare nga Prishtina e cila studion në Itali në afërsi të Romës, një mashkull 39 vjeç nga Prishtina i cili është i punësuar në Milano dhe një shtetas kinez 28 vjeçar i cili ka ardhur nga Kina në Kosovë më 02.02.2020”, ka thënë Fazliu.

Fazliu ka thënë se të njëjtit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive mbrëmë , ndërkaq iu janë marrë mostrat për analiza dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Telegrafi/