Kosova

Tri femra rrahin një femër dhe një police

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i sulmit të personit zyrtar dhe lëndimit të lehtë trupor ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare.

Njëra prej të dyshuarave në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht zyrtaren policore.

Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt.